Marka e parë botërore e lodrave po hapet në Prishtina Mall

Hamleys, marka Britanike 262 vjeçare e lodrave e cila njëkohësisht cilësohet si më e vjetra në botë, do të hapë dyert e saj në Prishtina Mall këtë vjeshtë, duke shënuar zgjerimin në rajonin e Evropës Juglindore.

E themeluar në vitin 1760 nga William Hamley, kjo markë me krenari vazhdon të ofrojë një shumëllojshmëri të dhuratave të preferuara për të vegjlit tanë—lodrave. Me dyqanin e saj historik në Londër, dhe mbi 160 pika në mbarë botën, Hamleys do të bëhet pjesë e Prishtina Mall, për t’i mirëpritur klientët në Kosovë dhe rajon.

Me një hapësirë mbi 2100 m2, të kushtuar për fëmijët e të gjitha moshave, për herë të parë do të keni mundësinë të përjetoni një botë të mbushur plot magji, argëtim e kënaqësi, si asnjëherë më parë!

Hamleys me “lodrat më të bukura në botë”, do të zbarkojnë në Prishtina Mall për të ofruar një përvojë përrallore, në kohë për festat e fundvitit.

Prishtina Mall, qendra më e madhe tregtare në Europën Juglindore, do të hap dyert e saj në vjeshtën e vitit 2022

Shikoni zhivllimet më reja të këtij projekti madhështor këtu


Lajme Tjera


Artikulli për Prishtina Mall nga revista ACROSS

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail & Leisure International

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail See

Lexo më shumë