PËR ENTUZIASTËT E DIY DHE MERAKLITË MR. BRICOLAGE JU SJELLË TË GJITHA

Brendi i njohur francez, Mr. Bricolage për herë të parë së shpejti do të jetë prezent edhe në vendin tonë, duke ofruar gamë të gjerë të produkteve në një hapësirë prej 3,000 metra katrorë. Pajisje për mjeshtër profesional por edhe për ata të cilat vetëm kanë pasion rregullimin e shtëpisë dhe kopshtit do t’i gjeni vetëm në Mr. Bricolage, në Prishtina Mall.

Mr. Bricolage tregton mbi 40,000 produkte për kopshte, zbukurimin e shtëpisë, rinovimin dhe rregullimin e saj, duke filluar nga bota teknike, si vegla për shtëpi, produkte sanitare për të vazhduar tek dekoret, e përfunduar në botën e artit dhe çdo produkti të nevojshëm për rregullimin e një interieri dhe eksterieri të shtëpisë.
Kjo kompani shquhet dhe vlerësohet për cilësinë, çmimet e ulëta gjatë gjithë vitit dhe larminë e shërbimeve të ofruara.

Kurse vetë brendi rreth hapjes së dyqanit të tyre në Prishtinë ka komunikuar:
“Mr. Bricolage është një storie e solidaritetit dhe ndërmarrësve vizionarë, shumë para se termi “Bëje Vetë” të bëhet i famshëm, Asociacioni Kombëtar i Promovuesve të “Bëje Vetë” (National Association of Do-it-Yourself Promoters- ANFP), është krijuar nga 13 dyqane te pavarura mekanike në rajonin e Orléans në vitin 1964, të cilët u bashkuan nën emrin Mr. Bricolage në vitin 1980. Shpirti jonë ndërmarrës është pjesë e ADN-së tonë, dhe ka qenë arsyeja e suksesit tonë për më shumë se 50 vite. Sot, grupi jonë me krenari është pjesë e rrjetit më të madh të dyqaneve “Bëje Vetë” në Francë, me një brend të fortë i cili ndriqon nëpër gjithë botën e tani edhe në Prishtinë. Jemi shumë të lumtur të ju urojmë mirëseardhje në aventurën tonë më të re!”





You can find more information below:
https://www.mr-bricolage.fr/
info@prishtinamall.com
https://prishtinamall.com/


#PrishtinaMall #HyperActive
https://www.prishtinamall.com

Lajme Tjera


2020-2021 Prishtina Mall. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Quality Policy