Aventura fillon në muajin Mars 2023 në Prishtina Mall.

Bota e blerjeve, argëtimit dhe gastronomisë është gati të ndryshojë përgjithmonë.

Prishtina Mall do të ofrojë mbi 230 marka prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare. Në fushën e gastronomisë do të ketë një gamë të gjerë specialitetesh duke filluar nga ushqimi i shpejtë e deri te restorantet, kafenetë dhe baret kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, e veçanta që do të ofrojë Prishtina Mall është një formë krejt e re argëtimi.

Fjala është për parkun argëtues më të madh të brendshëm në Kosovë dhe rajon - HyperActive, i cili do të ketë një hapësirë prej 12,000 m2 të dedikuar vetëm për argëtim, që do ta bëjë Prishtina Mall një destinacion të preferuar jo vetëm nga të rinjtë e Kosovës por edhe nga vende të tjera në rajon dhe më gjerë.

HyperActive shumë shpejtë do të bëhet vendi ku familjet dhe miqtë do të kalojnë kohën e tyre të lirë, dhe do krijojnë eksperienca të paharrushme.

Një nga atraksionet më të këkuara është Go-Kart. Kartingu elektrik më i fuqishëm, i besueshëm dhe i suksesshëm i gjeneratës me të re në treg. Një eksperiencë e pakrahasueshme e vozitjes 100% elektrike e cila do t'ju japë momente plot adrenalinë e emocion në pistën e brendshme prej 500m.

HyperActive do të ketë mbi 10 atraksione të tjera si AR Bowling, Axe Throwing, Laser Tag Arena, Escape Rooms, Kids Playground, Arcade Games, Sport Bar, Virtual Reality dhe Ar Darts.

Aventura ju pret n’HyperActive

Regjistohuni në linkun më poshtë për të përjetuar të parët aventurën në HyperActive:

https://www.hyper-active.com/aventurajupret

#PrishtinaMall #HyperActive
https://www.prishtinamall.com


Lajme Tjera


Artikulli për Prishtina Mall nga revista ACROSS

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail & Leisure International

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail See

Lexo më shumë