Prishtina Mall fiton çmimin “Best Retail Architecture” nga Internation Property Awards.

Pas vlerësimit nga paneli gjykues i International Property Awards me mbi 80 profesionistë, me datën 2 Dhjetor 2021 në eventin Red Carpet që është mbajtur në mënyre virtuale në Londër, Prishtina Mall është vlerësuar me piket maksimale (5 yje) si Projekti “Best Retail Architecture” në Evropën Juglindore.

Ky çmim e ka dërguar Prishtina Mall-in direkt në nominim për “Best Retail Architecture” në nivel Evropian dhe në nivel Botëror, e cila shpallet në muajin shkurt 2022.

Histoiku i International Property Awards dhe Procesi i Prishtina Mall-it gjatë aplikimit

Prishtina Mall në bashkëpunim me Laguarda Low ka hyrë në garën ndërkombëtar në kategorinë Retail Architecture organizuar nga kompania britanike International Property Awards.

International Property Awards është themeluar në vitin 1994, çmimet janë pjesë e konkursit më të madh dhe më prestigjioz në botë. 116 shtete morën pjesë vitin e kaluar dhe u përfshinë projekte me vlerë mbi 30 miliardë funte. Te gjitha projektet e prezantuara vleresohen nga një panel gjykues me mbi 80 profesionistë në fusha të ndryshme profesionale.

Ekipi i Prishtina Mall ka përgatitur një prezantim te projektit ku është demonstruar potenciali i projektit dhe veçoritë e secilit element arkitektonik dhe operacional.


Lajme Tjera


Artikulli për Prishtina Mall nga revista ACROSS

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail & Leisure International

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail See

Lexo më shumë