Prishtina Mall mirëpret kinemanë CineStar – multipleksi më i madh dhe modern në Kosovë

CineStar – një nga kinematë më të mëdha në Evropën Juglindore, njofton se do të hap multipleksin më të fundit në Kosovë ne vitin 2022 .,ne qendrës tregtare të re Prishtina Mall, një nga destinactionet më të mëdha të argëtimit dhe blerjeve në Evropën Juglindore.

Në 2019, CineStar ishte fitues i çmimit “International Exhibitor of the Year”, një çmim nga Lidhja Ndërkombëtare e Kinemave (UNIC) e cila shpalli Blitz-CineStar si ekspozuesin teatral më të mirë në Europë për vitin 2019. Çmimi “International Exhibitor Of The Year” ju prezantua Blitz-CineStar në konventën CineEurope në Barcelonë, duke e vlerësuar CineStar si një kompani e cila është vazhdimisht ne zgjerim dhe rrit standardet. Si një nga zingjirët më të mëdhenj në Europen Juglindore, me hapjet në vitin e ardhshëm duke përfshirë edhe Prishtinën, CineStar do të ketë 28 pika, me 182 ekrane dhe rreth 28,000 ulëse.

Znj. Jadranka Islamovic, Drejtoreshë Ekzekutive dhe anëtare e grupit/bordit tha: “Ne jemi shumë të kënaqur me këtë parnteritet me Prishtina Mall ku do të ofrojmë një eksperiencë të re kinematografike për qytetarët e Kosovës, me kinemanë tonë me standardet më të larta. Investimet në CineStar prezantojnë një nga kinematë më moderne në Evropën Juglindore, e pajisur me teknologjinë më të fundit, lloj-llojshmëri të ekraneve te specializuar si dhe një hapësirë multifunksionale e cila synon që të ofroj një eksperiencë gjithëpërfshirëse si destinacion kryesor për argëtimin e të gjithë familjes.

Pika e re në Kosovë pritet që të jetë një nga kinematë më prestigjioze dhe të bukura me theksim tek eksperienca më e mirë. Me investime në inovacion, CineStar do të jetë një nga ekspozuesit kryesor në rajon si dhe Evropë, duke e bërë Prishtina Mall një destinacion unik.


Lajme Tjera


Artikulli për Prishtina Mall nga revista ACROSS

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail & Leisure International

Lexo më shumë

Artikulli për Prishtina Mall nga revista Retail See

Lexo më shumë