13.02.2024
Asistent/e për marketing dixhital
Përgjegjësitë, detyrat kryesore:

o	Kontribut aktiv për strategjinë e produktit
o	Aktivizimi i planit të veprimit për ngjarje dhe nisma promovuese
o	Aktivizimi i brendit përgjatë aktiviteteve që lidhen me kohën e lirë, sportin, kulturën, promovimet, etj, komunitetin lokal dhe iniciativat e CSR (Përgjegjësi shoqërore korporative)
o	Gjeneron dhe publikon përmbajtje për prezencë të rregullt në pajisjet digjitale dhe kanalet e mediave sociale: faqe interneti, OOH billborde, ekrane LED Prishtina Mall, etj.
o	Kanale dixhitale: menaxhimi dhe përditësimi i përmbajtjes (uebfaqja dhe media sociale)
o	Njohuri mesatare në përdorimin e Adobe Illustrator dhe Photoshop
o	Raporte të aktiviteteve të marketingut

Kërkesat:

Bachelor në Marketing dhe/ose Biznes / 2 vjet përvojë në marketing dixhital / Dizajn grafik, / Njohuri të gjuhës  angleze verbale dhe në të shkruar / Niveli i lartë i njohurive MS Word dhe Excel / Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe në të shkruar / Aftësi të zhvilluara prezantimi / Mendim i shkëlqyeshëm analitik, dinamik, kreativ për aktivitetet e promovimit të markave të reja / Entuziast për të punuar në një mjedis shumë dinamik të punës dhe me shpirt të punës ekipore.

Search